Tragjike / I riu shqiptar humb jetën në një aksident me motor në Greqi

25 Shkurt 2024, 20:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një 26-vjeçar me origjinë shqiptare humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj të diele në Volos të Greqisë, si pasojë e një aksidenti me motor.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak përpara orës 18:00, teksa i riu po kthehej nga Rizomylos, ku kishte qenë për të ndjekur një ndeshje futbolli.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 26-vjeçari po udhëtonte me motor, kur në rrethana ende të paqarta humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me rrethimin anësor të rrugës. Përplasja ishte fatale dhe i riu me iniciale S.S, gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Mediat fqinje shkruajnë se 26-vjeçari jetonte në Nea Ionia Volos dhe ishte i apasionuar me motorat.

Video