E RËNDË në Durrës / Po peshkonte me vëllanë dhe shokun, bie në det dhe zhduket 40-vjeçari (EMRI)

25 Shkurt 2024, 19:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një 40-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi është rrëzuar duke rënë në det, në Porto Romano të Durrësit ku kishte shkuar të peshkonte me vëllain dhe një shokun e tij.

40-vjeçari është identifikuar si Aurel Ndoni.

Të njoftuar nga vëllai i tyre, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. N., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Video