Tragjike/ E godet trungu duke prerë dru, vdes 48-vjeçari në Shkodër (EMRI)

4 July 2022, 17:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike/ E godet trungu duke prerë dru, vdes 48-vjeçari në
Foto ilustruese

Një 48-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë të hënë në Shkodër. Viktima është shtetasi Fatmir Çela, banues në fshatin Golem Shkodër.

Sipas burimeve zyrtare, 48-vjeçarin ka qenë duke prerë dru teksa e ga goditur një trung peme dhe për pasojë  ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në malin e fshatit Shosh.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Video