Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur ditën e sotme në zonën e plazhit të njohur ‘Bora-Bora’ në Radhimë. Dy vëllezër Beniamin Kondi dhe Edison Kondi pronar të një plazhi Bora Bora në zonën e Radhimës janë konfliktuar për adminstrimin e këtij plazhi.
Policia ka thënë se konflikti ka degraduar duke nxjerrë armën dhe Beniamini ka shtënë në drejtim të vellait të tij Edison! Për fat të mirë nuk ka te plagosur, si për vëllain po ashtu dhe për pushuesit që ishin duke pushuar në atë moment që ka ndodh konflikti.
Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë. Në vendngjarje edhe FNSH! Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.
Turistët janë alarmuar nga ngjarja që ka ndodhur sot në plazhin e Radhimës, ku vëllai ka hapur zjarr ndaj vëllait, për të drejtën për të administruar plazhin. Ato thanë se dëgjuan shumë të shtëna, ndërsa disa prej tyre u fshehën pas lokalit.
"Dëgjuam shumë të shtëna, mbi 5-6 herë. Kisha vajzën me gjithë djalë dhe ka me vrap. Të tjerët u fshehën pas lokalit.
Isha me burrin dhe djalin e nipin. U shqetësuam shumë, dëgjuam krisma. Policia erdhi shumë shpejt, do t’i them burrit të ikim në shpi. Nuk e kuptuam. Nuk pashë gjë, pamë vetëm policinë’, u shprehën turistët.