Dyshohet se ishte i dehur, 70 vjeçari bie nga pallati në Durrës, humbet jetën

4 July 2022, 13:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet se ishte i dehur, 70 vjeçari bie nga pallati në
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku dyshohet se një 70 vjeçar në gjendje të dehur është rrëzuar nga kati i dytë i pallatit. 

Ai është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas njoftimit të policisë "rreth orës 11:00, në lagjen nr. 17 Durrës, dyshohet se nën efektin e alkoolit, ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi M. D., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes".


Video