Tragjike / 26-vjeçarja ruse gjendet pa shenja jete brend banesës me qira ditore në Durrës

29 Nëntor 2024, 15:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një 26-vjeçare nga Rusia është gjetur e pajetë ditën e sotme në lagjen nr 13 në qytetin e Durrësit.

Uniformat blu bëjnë me dije se 26-vjeçarja dyshohet se është vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, në një banesë që jepet me qira ditore.

Banesa në të cilën 26-vjeçarja jetonte me qira ditore është në pronësi të një shtetase çeke.

Nuk dihen ende rrethanat dhe motivi që çoi të renë në këtë akt ekstrem. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.11.2024, në lagjen nr. 13, në një banesë që jepet me qira ditore, në pronësi të shtetases M. K., (shtetase çeke) është gjetur, dyshohet e vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, shtetasja ruse A. A., 26 vjeçe.

26-vjeçarja e kishte marrë banesën me qira ditore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Video