“Mbreti” i trafikut të heroinës nga Irani në Europë, arrestohet në Rinas turku i kërkuar ndërkombëtarisht (EMRI)

29 Nëntor 2024, 13:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Droga e sekuestruar

Një operacion ndërkombëtar mbështetur nga Europol ka çuar në arrestimin e një trafikanti të dyshuar heroine që drejtonte një rrjet kriminal që shtrihej nga Irani në Evropën Perëndimore.

Si pjesë e këtij rrjeti në Shqipëri është arrestuar Nihat Ozbek me origjinë nga Turqia.

57-vjecari mësohet se u arrestua më 23 nëntor, sapo kishte zbritur në aeroportin e Rinasit, por kapja e tij u mbajt e fshehtë për shkak se operacioni ishte ende në zhvillim nga Europol.

Mësohet se Ozbek po udhëtonte nga Turqia në drejtim të Shqipërisë

Sipas hetimit është zbuluar se rrjeti i drejtuar nga turku, janë pronarë të një ngarkese prej 703 kilogramëve heroinë në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022.

Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni me origjinë nga Irani.

Në këtë hetim morën pjese, Zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane, Policia kufitare Shqiptare si dhe Europol, Qendra Evropiane e Krimit të Organizuar.

Video