FOTO/ Kush është TRAFIKANTI TURK i heroinës që u KAP në Tiranë!

29 Nëntor 2024, 14:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nihat Ozbek

Detaje të Reja nga arrestimi në Rinas i kreut të një rrjeti kriminal të trafikut të heroinës që shtrihej nga Irani në Evropën Perëndimore.

57-vjeçari turk, me banim në Holandë, mësohet se është vendosur në pranga në aeroportin e Rinasit më 23 Nëntor teksa po hynte në Shqipëri.

Sipas Europol, ai u arrestua pas një operacioni ndërkombëtar dhe hetimet u drejtuan nga autoritetet gjermane me mbështetjen edhe të Holandës.

I dyshuari tani është në pritje të ekstradimit të tij në Gjermani.

Shtetasi turk, Nihat Ozbek, dyshohet se fshihet pas një sasi prej 703 kilogramë heroinë që u sekuestruan në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022.

Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni me origjinë nga Irani.

 57-vjeçari akuzohet se drejtonte një bandë ndërkombëtare që kontrabandonte tonelata heroinë nga Irani në vendet e Evropës Perëndimore nëpërmjet Emiratet e Bashkuara Arabe.

Video