Albert Habipaj, 62-vjeçari shqiptar që vrau bashkatdhetarit të tij Nikolin Nika, është lënë në burg nga gjykata në Itali.
62-vjeçari ka treguar detajet e para duke pretenduar se ishte viktima ai që e sulmoi i pari.
Për të, reagimi ishte i nevojshëm që të mbronte veten.
"Kur e lashë ai ishte ende gjallë,"-kështu tha ai duke pranuar mosmarrëveshjen, por duke shpjeguar se sherrin e kishin parë edhe persona të tjerë. Debati mesa duket ka ndodhur në rrugë. Arma e vrasjes nuk u gjet, por plaga përputhet me një thikë të vogël, kaçavidë ose gozhdë.
Sipas asaj që thuhet në fshat, të dy njiheshin prej vitesh por prej disa kohësh mes tyre kishte mosmarrëveshje.
Për rastin detaje dha edhe avokatja Nicoletta Cozzi, e cila mori në mbrojtje klientin e saj: Albert Habipaj kishte plagë dhe mavijosje të shumta në fytyrë dhe kokë.
Pamjet nga kamerat video në Viale Vittoria ndoshta do të jenë në gjendje të 'tregojnë' diçka më shumë për atë që ndodhi të dielën. Si viktima ashtu edhe personi i akuzuar për vrasje nuk kanë precedentë penalë apo raportime si persona problematikë nga forcat e rendit.
“Klienti im shkoi në shtëpi menjëherë pas ngjarjes pasi besonte se nuk kishte ndodhur asgjë serioze dhe kur e njoftova për vdekjen e bashkatdhetarit të tij u habit shumë dhe i erdhi keq,”-shtoi avokatja.
Nikolin kishte tre plagë në qafë dhe sipas mediave italiane njëra ishte aq e thellë saqë i shkaktoi vdekjen fatale nga hemorragjia. Ai la pas gruan dhe dy fëmijët./Liberta.it