Thellohet SKANDALI, vëllai (Gëzim Hoxha) i ambasadorit shqiptar ...
15 Janar, 23:33Fokus

3 banorë të cilët kishin mbetur të bllokuar bashkë me 30 krerë kuaj në malin e Korabit janë shpëtuar nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e mbrojtjes civile.
Banorët kishin mbetur të bllokuar në lartësinë 2100 metra në temperatura të ulëta, ku trashësia e borës arrinte në 40 cm.
Në operacion morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, të cilët finalizuan me sukses misionin në rreth 2100 metra lartësi. Falënderim i veçantë për heronjtë tanë të Forcave të Armatosura.