Tensione në protestën e opozitës, goditet me sende të forta, lëndohet një efektiv policie

10 June 2024, 12:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensione në protestën e opozitës, goditet me sende të
Lëndohet një efektiv policie

Është tensionuar protesta e Rithemelimit dhe PL-së para bashkisë së Tiranës. Militantët kanë djegur goma dhe dhe kanë hequr barrierat metalike. 

Ata kanë qëlluar me vezë, por edhe sende të forta në drejtim të Policisë.

Për pasojë, një efektiv policie është lënduar. 

Mësohet se efektivi është goditur me shishe në sy.

Ai është ndihmuar nga kolegët duke u larguar nga gardhi i vendosur mes protestuesve dhe godinës.


Video