Nis protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës

10 June 2024, 11:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës
Protestuesit me goma gati për t’i djegur

Ka nisur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku disa protestues janë të pajisur me goma të cilat mesa duket do digjen sërish para bashkisë.

Në këtë protestë të radhës nuk kanë munguar edhe simbolikat.

Në një manekin të veshur me rrobat e një të burgosuri, është vendosur fytyra e kryebashkiakut të Erion Veliajt.

Ky manekin është vendosur në koshin e mbeturinave dhe është sjellë në protesta, teksa opozita mban fjalën e tyre.

Gjithashtu, në foto, janë edhe drejtorët e Bashkisë me mbishkrimin “hajdut”.  

Pjesë e protestës është parë edhe e bija e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Malltezi, e cila është parë me 2 gishtat lart. Në ndryshim nga herët e kaluara, ajo nuk është shfaqur me bluzën “Lironi liderin e opozitës”.


Video