Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur

9 June 2024, 23:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen Ndoc Mazi në Shkodër.

Si pasojë e ngjarjes ka mbetur i plagosur qytetari me iniciale N.P.

I plagosuri ka marrë një plumb në këmbë.

Akoma nuk dihet se kush mund të jetë autori apo autorët e ngjarjes si dhe motivi që mund të ketë çuar në të shtënat me armë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit/ëve dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.


Video