Temperatura deri në 26 gradë celsius dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

29 May 2024, 07:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Temperatura deri në 26 gradë celsius dhe reshje shiu, parashikimi i

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare, në orët e mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër.

Era do të fryjë me drejtim nga perëndimi- veriperëndimi  me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.


Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 23°C

në zonat e ulëta 12 deri 26°C

në zonat bregdetare 13 deri 25°C


Video