Një 16-vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme në Sarandë, dyshohet pas një konflikti të çastit me një 14-vjeçar.
Policia e Sarandës thotë se 16-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve në spital, ndërsa po punohet për kapjen e 14-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas i mitur 14-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 16-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.