Babai godet me thikë të birin në Lushnje!

28 May 2024, 20:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Babai godet me thikë të birin në Lushnje!

Një konflikt në një familje në Lushnje ka degraduar deri në përdorimin e thikës.

Policia njofton se në spitalin e Lushnjës është paraqitur pasditen e sotme 39-vjeçari me iniciale N.P., i cili dyshohet se është dëmtuar me thikë nga babai i tij, 69-vjeçari me iniciale B.P.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe 69-vjeçari pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video