Furgoni del nga rruga në Klos, plagosen 3 pasagjerë

28 May 2024, 15:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Furgoni del nga rruga në Klos, plagosen 3 pasagjerë
Furgoni del nga rruga në Klos, plagosen 3 pasagjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar në Klos.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 14.15, në bypass.

55-vjeçari i identifikuar me inicialet A.L., duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.


Video