"Të ndihmojmë fëmijët e Denisa Dakës", miqtë: T'u blejmë një shtëpi, harxhuan gjithçka për kurimin e nënës

1 Dhjetor 2022, 21:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Denisa Daka

Sot u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë që vuante prej kohosh, Denisa Daka, avokate dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut.

Por, kjo ikje e parakohshme nga jeta, ka lënë pa shtëpi fëmijët e saj. Të gjitha kursimet e tyre dhe të ardhurat që kanë pasur, i kanë shpenzuar për ta mbajtur nënën sa më gjatë në jetë, nismë që u mbyll sot me largimin e Denisës nga kjo botë.

Për këtë arsye, miqtë e familjes kanë vendosur të hapin një ‘GOFundme’, në mënyrë që çdo njeri të kontribuojë për fëmijët që janë ende në moshë të mitur dhe kanë mbetur pa nënë e pa baba. Qëllimi është që çdo qytetar të bëhet familja e fëmijëve të avokates duke i ardhur në ndihmë me aq sa ka mundësi dhe dëshirë.

Nëse doni të kontribuoni KLIKONI KËTU

Përshkrimi i GoFundme:

Denisa Daka, avokate dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut, veçanërisht e grave të dhunuara dhe në pamundësi financiare, u nda sot nga jeta, pas një sëmundje të rendë. Kurimi i Denisës i kushtoi familjes të gjithë kursimet. Sot dy fëmijët e saj, janë pa shtëpi dhe pa të ardhura. Denisa ishte një nënë shembullore dhe një bamirëse e pashoqe në profesion. Shumëkush ka ndjerë ndihmën e pakursyer të saj si avokate profesioniste e shkëlqyer, pa menduar për paratë, por vetëm për drejtësinë. Denisa ndihmonte çdo njeri të pamundur në procese gjyqësore, duke ofruar falas avokatinë e saj. Sot kjo grua e fortë nuk është mes nesh. Me punën e saj ajo rriti e krejt e vetme dy fëmijët e saj që ende janë në moshë të mitur, por Denisa e ndershme nuk i'a doli të linte së paku një strehë për ta. Ata sot janë pa shtëpi. Ata sot janë pa nënë e pa baba. Ata sot janë amaneti i një njeriu të ndershëm për të gjithë ne. Sot, është dita që t'i kthejmë asaj, atë që ajo bëri për njerëzit e pamundur, në nevojë e pa përkrahje. Kontributi financiar do lehtësonte sado pak dhimbjen e dy fëmijëve të saj, të mbetur jetimë dhe të vetëm, pa asnjë përkrahje. Të bëhemi bashkë e tu blejmë një shtëpi për të mos i lënë në mëshirë të fatit! Ne nuk nuk e zvendësojmë dot NËNËN Denisë, por ne mund të bëhemi FAMILJA e fëmijëve të saj!

Video