Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në Lushnjë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin mbi motomjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.
Policia thotë se paraprakisht dyshohet se 45-vjeçari ha humbur ekulibrin mbi drejtimin e motomjetit për shkak të një arresti kardiak.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:25, në lagjen “Kadri Qystri” të Lushnjë. Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.