HARTA: Shqipëria me përqindjen më të lartë të konsumit të kokainës në Europë

10 April 2022, 10:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

HARTA: Shqipëria me përqindjen më të lartë të

Sipas një harte të përpiluar bazuar në të dhënat e Raportit Botërore të Drogave të Kombeve të Bashkuara, përdorimi i kokainës në Shqipëri është në nivele shqetësuese.

Përqindja e popullatës nga mosha 15-64 vjeç që përdor kokainën është më shumë se 2% (më e larta në Europë), vlerë kjo krahasuar me Britaninë dhe Spanjën.

Shifrat i përkasin raportit të vitit 2019.

Kokaina është droga më e konsumuar në Evropë, me një vlerë tregu me pakicë rreth 5.7 miliardë euro në vit.

Vlerësohet gjithashtu se rreth 91 tonë kokainë konsumohen në Evropë çdo vit.

Kokaina është droga e dytë më e kapur në Evropë, pas kanabisit.

Situata ka qenë relativisht e qëndrueshme që nga viti 2010. Numri i konfiskimeve ashtu edhe vëllimi i sekuestruar janë në nivele dukshëm më të ulëta se vlerat maksimale të arritura në fund të viteve 2000.


Video