Policia italiane ka zbërthyer mënyrën se si funksiononte grupi i Ergys Dashit, i cili u vra pak muaj më parë në Ekuador duke faktuar transportin e kokainës nga Amerika Latine në Europë dhe më pas shpërndarjen në doza më të vogla.
Sipas dosjes hetimore, grupi përdorte portet e Holandës për të sjellë kokainën nga Amerika Latine dhe më pas e shpërndante nëpër Europë.
Prokuroria italiane thekson se organizatorët e grupit ishin Ergys dhe Edmond Dashi. Këta të fundit e kishin organizuar grupin në mënyrë kapilare duke lënë nga një përgjegjës për rajonet e Italisë si edhe në shtetet përreth.
VOXNews ka zbardhur emrat e 11 personave që kanë rënë në pranga nga policia italiane, të akuzuar si anëtarë të grupit kriminal që ishte drejtuar nga shqiptari Ergys Dashi i vrarë me dy plumba në kokë në Ekuador në janar të këtij viti.
Emrat e personave të arrestuar dhe shpallur në kërkim nga grupi i Ergys Dashit, ku shumica janë shqiptarë:
Astrit Bajraktari
Mariglen Haderi
Rako Plaku
Andi Prifti
Alfred Muçaj
Michael Marek Kowaclzyk
Marta Obara
Saverio Girgenti
Edmond Dashi
Stivi Filolli
Odisea Leka
Ismet Ceka
Rigels Yzeiraj
Alban Yzeiraj
Bedrana Ahmiç