Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shqiptari Koçi Selamaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Britaninë e Madhe për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa. Koçi Selamaj, 36 vjeç, refuzoi të marrë pjesë në seancën ndaj tij, ndërsa gjyqtari që dha vendimin tha se Selamaj “mund të mos lirohet kurrë” nga burgu.
Kujtojmë se trupi i mësueses 28-vjeçare Sabina Nessa u gjet në Cator Park, në zonën Kidbrooke të Londrës juglindore, më 18 shtator të vitit të kaluar, i mbuluar me gjethe. Ajo u vra ndërsa ishte duke shkuar për të takuar një mik në një bar./The Guardian