Identifikohet 45-vjeçarja që u gjend pa jetë në Dibër, Policia: Dyshohet se është vetëmbytur

8 April 2022, 19:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Identifikohet 45-vjeçarja që u gjend pa jetë në

Është identifikuar 45-vjeçarja që u gjet pa jetë në rezervuarin e fshatit Rrenxë në Dibër.

Sipas Policisë, 45-vjeçarja me iniciale Sh. Sh.,  dyshohet se është vetëmbytur, pasi sipas familjarëve vuante nga depresioni. Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i Policisë Dibër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku u gjet pa shenja jete në rezervuarin e fshatit Rrenxë, një shtetase, pas verifikimeve të kryera është bërë identifikimi i saj dhe është shtetasja me inicialet Sh. Sh., banuese në fshatin Vrenjt. Paraprakisht  dyshohet se është vetëmbytur, pasi sipas familjarëve vuante nga depresioni.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon hetimet  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video