Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një e moshuar është mbytur në pusin pranë banesës së saj në fshatin Luz i Vogël të Kavajës.
Policia njofton se shtetasja me incialet L.X., 75 vjeç është nxjerrë nga pusi pa shenja dhune, ndaj dyshon se ajo është vetëhedhur në pusin e banesës.
Njoftimi i Policisë
Më datë 09.04.2022, në Kavajë, në fshatin Lus i Vogël, nga familjarët, është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune, shtetasja L. X., 75 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.