Qindra kg kokainë në kontenierët me banane, lihet në burg pronari i "Alba Exotic Fruit"!

9 April 2022, 12:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qindra kg kokainë në kontenierët me banane, lihet në burg
Pronari i “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti

Pronari i “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti, kompanisë së cilës i janë kapur qindra kg kokainë në konteinerët me banane në 6 raste të ndryshme, është lënë në burg. Vendimi është dhënë në seancën e mbajtur ditën e sotme, teksa është lënë në fuqi kërkesa e prokurorit. Nga ana tjetër, avokati i tij, Baftjar Rusi tha se klienti i tij nuk kishte dijeni për kokainë dhe se kjo ishte një luftë për goditjen e biznesit të tij.

Dauti është arrestuar 3 net më parë në një restorant pas Casa Italia. I kërkuar prej muajsh nga policia për llogari të SPAK por lëviztë i lirë dhe u gjet në restorant. Të gjithë e dinin jashtë vendit, por Eduart Dauti i shpallur në kërkim për drogë prej disa muajsh, u kap në një lokal pranë një qendre tregtare në dalje në Tiranës. Nuk dihet saktësisht se si Dauti ka hyrë brenda territorit pasi që në momentin e parë të shpalljes person në kërkim, ai u arratis jashtë kufijve.


Video