SPAK skualifikoi nga gara prokurorin Ndini Tavani, Gjykata e Apelit Administrativ urdhëron KLP-në të ripërsërisë procedurën

26 June 2025, 10:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK skualifikoi nga gara prokurorin Ndini Tavani, Gjykata e Apelit
Ndini Tavani

Gjykata e Apelit Administrativ urdhëroi Këshillin e Lartë të Prokurorisë të ripërsërisë procedurën për garën në SPAK, lidhur me kandidatin Ndini Tavani.

Në një vendim që i dha të drejtë padisë së prokurorit të kryeqytetit Ndini Tavani, Apeli, sikurse raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, vlerësoi të paligjshëm vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që skualifikoi nga gara për në SPAK  s.

Ndini Tavani shfaqi interes për të qenë pjesë e SPAK, por ai u skualifikua nga anëtarët e KLP që mori të mirëqenë qëndrimin e komisionit të posaçëm të SPAK mbi pretendentin.

Por tanimë, pavarësisht se Apeli i dha të drejtë Ndini Tavanit për të garuar për në SPAK, kjo prokurori është e plotësuar me 20 prokurorë dhe mbetet e paqartë se si do veprojë KLP në këtë rast.

Garën për në SPAK e ka kundërshtuar gjyqësisht edhe një prokurore tjetër e cila pasi humbi në gjykatat shqiptare, i është drejtuar Strasburgut.


Video