Aksidentoi tre të miturit me monopatinë, arrestohet shoferi i automjetit! Fëmijët kaluan semaforin me të kuqe, shoferi me portokalli

26 June 2025, 09:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidentoi tre të miturit me monopatinë, arrestohet shoferi i
Makina e aksidentuar

Policia Rrugore e Tiranës arreston Ekerem Skureni, shoferin e automjetit që aksidentoi 3 të miturit që lëviznin me monopatinë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Burime bëjmë me dije se sipas ekspertizës së bërë në vendngjarje, ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina, kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.


Video