Sot 14 vite nga "Gërdeci", tragjedia që i mori jetën 26 personave dhe plagosi 300 të tjerë

15 March 2022, 08:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot 14 vite nga "Gërdeci", tragjedia që i mori jetën 26

Ishte ora 12:05 e 15 marsit të 2008, kur një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë.

Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara.

Këto ishin pasojat e shpërthimit në punishten e demontimit të municioneve shtetërore në pronësi të biznesmenit Mihal Delijorgji.

Sot 14 vite më pas, ai shpërthim është ende i freskët në memorien e të gjithëve. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por sot për 26 të vdekur e 300 të plagosur nuk ka asnjë person pas hekurave.

Pati persona që ndërruan jetë në mënyrë të pashpjegueshme, pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarak që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi.

 


Video