Bordi do të ulë çmimin e naftës

14 March 2022, 22:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bordi do të ulë çmimin e naftës

Bordi i ngritur nga Qeveria për kontrollin e çmimit të naftës pritet që të martën të vendosë uljen e çmimit.

Kështu deklaroi ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, por pa thënë se sa mund të ulet.

“Në mbledhjen e nesërme që do të mbahet me furnizuesit e naftës në vend, Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit pritet të vendosë që çmimi i naftë të jetë më ulët se 217 lekë, ndikuar nga ulja e çmimit në bursë, tha Ibrahimaj, në një lidhje me emisionin “Open” në Top Channel.

Sipas masave të marra nga qeveria, bordi i përbashkët i ngritur me tregtarët e karburanteve mblidhet një herë në tre ditë. Në mbledhjen e fundit, çmimi i vendosur prej këtij bordi ishte 217 lek për litër.



Video