Rama: Më dërguan SMS nga Brukseli nëse protestat mbështesin Rusinë

14 March 2022, 20:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama: Më dërguan SMS nga Brukseli nëse protestat mbështesin

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar dhe njëherë që protestat të ndalojnë duke futur në lojë edhe Brukselin.

Në një bashkëbisedim online në Facebook, Rama tha se këto tubime kanë krijuar shqetësim në Bruksel nëse ato janë në mbështetje të Rusisë.

Rama lexoi edhe një SMS që sipas tij i kishte ardhur nga Brukseli, por pa e zbuluar emrin se kush ia kishte dërguar.

“Më ka ardhur një mesazh nga Brukseli ku thotë: “Po ndjekim me shqetësim zhvillimet në Tiranë, a keni informacion kush po qëndron pas këtyre protestave”.

Është legjitime t’i bëhet presion qeverisë që të veprojë në ndihmë të njerëzve, Shqipëria është pjesë e NATO-s, ndërkaq NATO është gati de fakto në luftë me Rusinë.

Kjo ka sjellë telashe, vështirësi. Kjo që po ndodh me çmimet mund të ketë vetëm fillimi dhe Rusia ka shpresë të madhe te protestat ekonomike nëpër vendet e NATO-s”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale, për paketën e rezistencës, kryeministri Rama u ndal në një “fake news” sipas tij, që ka të bëjë me një abazhur floriri në zyrën e tij dhe që ka kushtuar mijëra euro.

Rama deklaroi se abazhuri për të cilën flitet ka qenë pjesë e Kryeministrisë që në kohën e italianëve.

“Papritur abazhuri im del në sfondin e luftës si shpenzim i çmendur prej floriri blerë nga unë. Del tani abazhuri këtu si një provë e faktit që ky këtu, është i shkëputur nga realiteti, dhe e ka mendjen tek luksi, unë luks, sa që ka blerë një abazhur floriri. Ky abazhuri këtu i sjellë nga italianët. Kur morëm godinën. Është më i shtrenjtë se sa çmimi që ka dalë sepse është një objekt jashtëzakonisht i çmuar. Ky abazhur ka qëndruar mbi kokat e të gjithë kryeministrat e tjerë, siç është një syresh non-grata, që duan ta bëjnë Shqipërinë një non-grata në sytë e ndërkombëtare. Së bashku me një non-grata të pashpallur që nuk duan t’ia dinë për vendin tonë”, tha Rama.

 


Video