Masakra në familjen shqiptare, dëshmia e 12 vjeçarit në Greqi: Unë bërtita mami hape derën, pashë gjak

14 March 2022, 14:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Masakra në familjen shqiptare, dëshmia e 12 vjeçarit në

Vrasja e familjes shqiptare në mënyrë makabre, në Andraviada të Greqisë nga pronari i shtëpisë tronditi mbarë Shqipërinë dhe Greqinë.

Fëmija 12-vjeçar që gjeti njerkun, nënën dhe 2 vëllezërit të vdekur në shtëpi foli për ngjarjen tragjike. Në një intervistë për emisionin “Buzëqesgja e Fëmijës” në televizionin Mega, 12-vjeçari rrëfeu me detaje se çfarë pa atë mbrëmje në shtëpi.

“Më kujtohet vetëm që kam trokitur në derë dhe kur trokita nuk e hapi askush . Unë bërtita “mami për atë Zot hape derën”. Askush nuk u përgjigj. Prandaj dhe kalova nga gardhi i shtëpisë , kaloja çdo ditë aty kur mami nuk ishte në shtëpi. Sapo hyra në shtëpi, para se të tërheq perden dëgjova hapat e dikujt që po largohej me vrap, ai u çua nga krevati hapi derën dhe iku.
Pashë gjak në tokë, e kapa me gishta dhe mendova se kishte vjellë mami, sepse atë ditë ajo kishte temperaturë”, ka treguar 12-vjeçari.

 


Video