Autoritetet italiane kanë zbardhur detajet e arrestimit të katër shqiptarëve të arrestuar për terrorizëm ndërkombëtar në Itali. Operacioni i koduar “Ushtari i padukshëm” ka nisur hetimet më prill të 2020 nën bashkëpunimin e Drejtorisë së Policisë së Parandalimit të terrorizmit të huaj e Drejtorisë së Antimafias e antiterrorizmit të Barit e Cuneo.
Yljan Muca, Roland Leshi, Elsio Ramku dhe Roland Belba janë shqiptarët e arrestuar në Itali, dyshohet se financonin aktivitetin e Genc Ballës dhe grupit të Imamëve.
Sipas mediave italiane, shqiptarët dyshohet se kanë mbledhur dhe dërguar para për të financuar aktivitetin terrorist të imamit të Xhamisë “Xhamia e Letres” në Kavajë (Tiranë), Genci Abdurrahim Balla, i cili besohet se është i afërt me shoqatën e ISIS. Balla është dënuar me 17 vjet burg për rekrutimin e dhjetëra luftëtarëve të dërguar në Siri.