
Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë gjatë një komunikimi live me qytetarët përmes rrjetit social Facebook, duke thënë se nuk do të ketë heqje taksash.
Kryeministri Rama tha se jo aq sa kanë dalë sot në protestë, por edhe 300-fishi i tyre nuk do ta detyrojnë qeverinë as të ulë dhe as të heqë taksat.
“Mua nuk më shqetësojnë, jo aq por dhe 300 fish, taksat mbi karburantet sa të jem unë nuk hiqen nuk ulen nuk lëvizin. Mua më alarmon diçka tjetër, cënimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb si popull, si shtet, si vend si shoqëri, si shqiptarë nga ky reagim”, deklaroi Rama.
Rama tha se protesta ka qëllime të ulëta politike.
“I ndjek komentet, reagimet, besoj që dëgjimi i njëri-tjetrit është domosdoshmëri. Sikur të mos mjaftonte taksirati i madh i pasojave të një lufte që është paraqitur në Shqipëri dhe kudo tjetër, na duhet të komunikojmë dhe sepse këtu tek ne, si në asnjë vend tjetër të NATO-s dhe Europës.
Janë mbajtur lloj-lloj protestash në vend që prej rrëzimit të diktaturës, por kjo është protesta më e turpshme e mbajtur ndonjëherë”, tha Rama.
Më herët, Rama tha se kjo protestë i shërben Rusisë.