Rama takim me pensionistët: Në faturë do vendoset çmimi real i energjisë, që të kuptoni se sa paguan shteti

14 March 2022, 11:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama takim me pensionistët: Në faturë do vendoset çmimi
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në takim me pensionistë për t'i shpjeguar pikat e Paketës së Rezistencës Sociale. Kreu i qeverisë tha se e ka paralajmëruar krizën më herët, por kjo deklaratë e tij u mor negativisht dhe u sulmua.

"Ka qenë pjesë e skenarit të luftës nga ana e Rusisë për të turbulluar tregun e energjisë, që kjo krizë ka nisur përpara. E kemi paralajmëruar fillimin e krizës disa muaj më parë, para se të merrte formën e plotë dhe kur fola për krizën që po jepte simptomat e para pati reagime negative që kjo është lojë, se s'ka krizë ndërkohë ne kishim filluar ta konstatonim se po rriteshin çmimet e energjisë në treg", tha Rama.

Ai u ndal më së shumti te kriza energjetike ku paralajmëroi se do të ketë ndryshme në faturën e energjisë, ku do të vendoset çmimi real në bursë dhe diferencën që paguan shteti.

"Në faturë do të vendoset edhe çmimi real që të kuptoni se sa paguan shteti", tha Rama.

 


Video