Salianji nuk i ndahet Bashës: Largohu, elektorati i djathtë të refuzoi

13 March 2022, 20:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Salianji nuk i ndahet Bashës: Largohu, elektorati i djathtë të

Deputeti demokrat Ervin Salianji, një nga ish-besnikët më të mëdhenj të Lulzim Bashës, tani është kthyer një nga sulmuesit e tij më të mëdhenj. Salianji i ka kërkuar sot sërish dorëheqjen Bashës.

“Dorëheqja është akt i ndërgjegjes por dhe normë morale e pashkruar në politikë, çdo humbës largohet dhe as mendon dhe as mund te imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij! Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!

Zgjedhjet nuk i humbën demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën, shoqëria e braktisi po ashtu! Për interes të Partisë Demokratike shumica e grupit parlamentar kërkoj dorëheqjen e tij, duke e identifikuar atë si problemin! Vota ishte kundër tij!”, shkruan Salianji në rrjetet sociale.

 


Video