Krerët e degëve të PD: Deputetët që kërkojnë dorëheqjen e Bashës duhet të lënë edhe mandatin e tyre

13 March 2022, 20:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Krerët e degëve të PD: Deputetët që kërkojnë

Pas mbledhje së një dite më parë të Grupit Parlamentar ku kryetarit të Partisë Demokratike iu kërkua që të largohet nga drejtimi, Lulzim Basha ka thërritur sot krerët e degëve në rrethe. Këta të fundit kanë mbajtur në mbledhje një qëndrim kundër deputetëve.

“Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm. Nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashës të vënë edhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnjë s’e ka fituar vetë mandatin, jemi edhe ne aksionarë të mandateve të tyre”, mësohet të ketë thënë kreu i degës nr 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi.

Ndërsa kreu i degës së Mallakatrës, Agron Kapllanaj është shprehur se vendimi i 9 shtatorit për përjashtimin e Sali Berishës nuk mund të ndryshojë.

“Rruga më e thjeshtë është të hapim garë në PD. Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratët? Jo. Ndoshta do i dëmtojë më shumë, do çahet më shumë”, ka thënë Kapllanaj.

Ndërsa Ilir Koçia, kreu i Partisë Demokratike në Kuçovë që ka qenë kategorik se Basha nuk mund të largohet në këtë situatë.

“Si të ikë Lulzim Basha dhe ta lërë PD-në në ciklonin e përplasjeve me Sali Berishën? Nuk jam dakord. Ne na duhet zgjidhja. Kryetari e ka bërë të qarte se është i gatshëm për çfarëdo lloj zgjidhjeje”, ka thënë Koçia.

 


Video