Salianji i kërkon dorëheqjen: Ka një ndjenjë anti-Basha kudo!

12 March 2022, 17:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Salianji i kërkon dorëheqjen: Ka një ndjenjë anti-Basha

Ervin Salianji u tregua i drejtpërdrejt me Lulzim Bashën. Ai i kërkoi dorëheqjen duke thënë se ka një ndjenjë e frymë kundër tij mes mbështetësve të PD-së dhe shqiptarëve.

“Duhet të themi të vërtetën ka sentiment anti-Bashë kudo, i drejtohem Bashës: ju e rritët Berishën. Në 6 Mars ka humbur opozita dhe ka krizë besimi tek ju”, dekalroi ai.

Salianji propozoi që të japë dorëheqjen dhe të qëndrojë në detyrë jo më shumë se dy javë. Gjatë kësaj periudhe, propozoi ai, të krijohet një grup që do të marrë drejtimin e PD dhe më pas partia të reformohet e hapë dyert për këdo.

“Sot shqetësimi im kryesor është mbrojtja e kujtdo qe ka mbrojtur interesat e Partisë Demokratike, në nuk i kemi lëshuar ata, do bëj gjithçka për t'i mbrojtur!”, shtoi Salianji.

 


Video