Në PD diskutohet propozimi që përjashton nga partia si Bashën, edhe Berishën

12 March 2022, 16:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në PD diskutohet propozimi që përjashton nga partia si

Ka një përpjekje të deputetëve që nuk mbështesin as Bashën dhe as Berishën në Partinë Demokratike, që të gjejnë një rrugë të mesme, e cila i përjashton që të dy ata nga e ardhmja e kësaj partie.

Janë tre pika që janë hedhur si propozime nga grupi parlamentar:

Pika e parë kërkon që Lulzim Basha dhe Sali Berisha të bëjnë një tërheqje dhe të lejojnë zhvillimet e mëvonëshme në PD që do të mundësonin ribashkimin e partisë.

Pika e dytë përcakton që drejtimin e partisë ta marrë një grup deputetësh i përbërë nga mbështetës të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët do të çojnë partinë drejt zgjedhjeve të reja për kryetar.

Pika tretë kërkon që të punohet për ribashkimin e partisë pas problemeve që kanë patur gjatë muajve të fundit.

Propozimi është mbështetur edhe nga tre nënkryetarët e PD-së, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, që kanë kërkuar bërjen një hapi pas nga Basha me kushtin që Berisha të mos kandidojë për drejtimin e partisë.

 


Video