Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është goditur sot me shpullë nga një militante e PD-së!
Ervin Salianji është një nga zërat kritik ndaj Lulzim Bashës dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.
Ndërkohë që sot gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Demokratike, Salianji mësohet se është goditur nga militantja, Drita Lamaj.
Nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja, por Lulzim Basha ka ndërhyrë për t’i ndarë.
Gjatë mbledhjes se PD u be një përpjekje të deputetëve që nuk mbështesin as Bashën dhe as Berishën në Partinë Demokratike, që të gjejnë një rrugë të mesme, e cila i përjashton që të dy ata nga e ardhmja e kësaj partie.
Janë tre pika që janë hedhur si propozime nga grupi parlamentar:
Pika e parë kërkon që Lulzim Basha dhe Sali Berisha të bëjnë një tërheqje dhe të lejojnë zhvillimet e mëvonëshme në PD që do të mundësonin ribashkimin e partisë.
Pika e dytë përcakton që drejtimin e partisë ta marrë një grup deputetësh i përbërë nga mbështetës të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët do të çojnë partinë drejt zgjedhjeve të reja për kryetar.
Pika tretë kërkon që të punohet për ribashkimin e partisë pas problemeve që kanë patur gjatë muajve të fundit.