Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama njofton nisjen e punës të Bordit të Administrimit të Karburantit, për rregullimin e çmimit të naftës në vend.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se nga sot, çmimi i karburanteve do të kalojë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë.

Sipas kreut të qeverisë, kjo nuk do të lejojë asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë