Rama akuzoi Berishën e Metën për protestën, komentuesit i kthehen: Jemi popull! Na ka shkuar thika në palcë

11 March 2022, 19:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama akuzoi Berishën e Metën për protestën, komentuesit i

Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në Tëitter ku nënkuptoi se pas protestës për rritjen e çmimeve, që ka hyrë në ditën e tretë të saj qëndron Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Por, komentuesit i janë kthyer në komente duke i thënë se protesta është popullore, e pandikuar nga politika dhe për hallet elementare të njerëzve. Komentuesit i thonë se ‘ka shkuar thika në palcë dhe populli nuk mban më’.

Më poshtë disa komente bruto të qytetarëve të shkëputura nga postimi i Ramës:

Dje ne shesh (se dje isha vete) ka pas njerez te cilet i njoh personalisht e te siguroj qe jane nga ata mund te rrinin pa buke edhe prap votonin PS. Leji kto prrallat me Salen se nuk e pjerdh njeri.

Nuk kisha tëitter ama e hapa vetem te te komentoj qe ketu i re me koke mikut jo me grushta, hidhini syte ndonjehere nga populli se keshtu thoni ju se gjen gje shqiptarin me uje e buke po as buke spo hame dot me!

Populli esht t'u vdek per buk jo me t perballoj dhe taksat e tjera .
rruge tjeter vec protestes e dim qe s'kemi, kshu qe bashkohuni t gjith me shpresë se do normalizohet gjithcka.

Ju jeni nje narcissist shume I rrezikshem per vendin dhe popullin fisnik Shqiptare! Kjo nuk eshte perpjekje e se shkuares por eshte pasoje e dhimbjes se saj. Ai popull me shesh eshte shpirti I ringjallur I Shqiperise dhe asnje narcissist djallezor si Edi Rama nuk ja hedh dot!

Poshte cilit gur po jetoni zoti kryeminister? Njerezit skane buke te hane, spo i perballojne dot cmimet qe po ngrihen dita dites, nderkoh ju rrini ulur para laptopit nga Dubai apo bunkeri juaj ne Surrel. Hapini syte e lerini pacavuret!

Kastrati dhe kasta e Sheikeve boll fituan ne kurrize te Shqiptareve… A jemi ne lufte? Te fusin doren ne xhep ato qe kan , dhe jo NJEREZIT E ZAKONSHEM TE KTIJ VENDI

Jo ore jo jemi popull , na ka vajtur thika në palcë me qeverin tuaj me atë të Berishës dhe me Like floririn , do Zoti ka ardhur dita të gjykoheni ju shushunja bashkë me ça keni pjell në kto 30 vite ! Zoti ju ndeshkoftë !


Video