Kryeministri Rama paralajmëron furnizuesit: Kush vendos çmime që nuk janë miratuar, do humbasë...

11 March 2022, 09:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri Rama paralajmëron furnizuesit: Kush vendos çmime
Kryeministri Rama paralajmëron furnizuesit: Kush vendos çmime që nuk janë miratuar, do humbasë pikën e karburantit

Lufta (në Ukrainë) ka ardhur në Shqipëri, në faturën e çmimit të energjisë, naftës dhe ndikimit ne të gjitha çmimet, tha sot kryeministri Edi Rama, në një takim me furnizuesit e naftës.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar furnizuesit e naftës që do të humbasin pikën e karburantit, nëse vendosin çmime që nuk janë miratuar nga bordi i administrimit që pritet të ngrejë qeveria.

“Duhet të jeni të vetëdijshëm që i përkisni asaj pjese të shoqërisë që duhet të bëjë sakrificë. Duhet të ndihmoni veten me kujtimin e asaj që ishit, përpara se ishit ata të mëparshmit. Kemi detyrimin të mbajmë barrën më të madhe. Kjo është një luftë, nuk është me bomba mbi kokat tona, nuk na detyron me dhunë të ndahemi nga familjet tona, nuk na shkatërron shtëpitë tona, por ka ardhur lufta këtu me faturën përkatëse.

Dhe ju do mbani pjesën tuaj, se nuk mund të ndodhë se ju të fitoni më shumë se sa duhet. Në këto kushte ne do të kalojmë brenda 24 sorësh një akt normativ me fuqinë e ligjit, dhe qeveria do hyjë në administrimin e furnizimit bashkë me ju përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant. Çdo ditë ju dhe qeveria, ministrja e financave, e Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtori i Doganave dhe Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës do jenë në tryezë me 5 përfaqësues nga ju. Nuk do ketë një tabelë në pikat e karburantit ku do shfaqet një çmim që nuk është miratuar nga bordi. Kush do ta bëjë këtë, do të humbasë pikën e karburantit, tha Rama.


Video