A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Protestë masive është duke u zhvilluar në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera kundër rritjes së çmimeve dhe karburanteve.
E teksa protesta është në ditën e katër, kryeministri Edi Rama pak më parë ka njoftuar se në orën 15:00 do të mbajë një konferencë, ku do të flasë për Paketën e Rezistencës Sociale.
Pak më parë aktivisti Mirgen Qiraxhi njoftoi se protesta do të vijojë edhe nesër në të njëjtën orë. Ai tha se marshimi do të nisë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej” për të vazhduar drejt Kryeministrisë.