Saimir Korreshi, deputeti i Lushnjës i është bashkuar grupit që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Ai tha se gjëja e parë që duhet të bëj Partia Demokratike është bashkimi i saj, ndaj theksoi se duhet krijuar fryma e bashkëpunimit pasi sipas tij PD humb po të jetë e përçare.
Deputeti i PD tha se zgjedhjet e 6 marsit treguan problematikat dhe se duhet bërë çdo gjë për të bashkuar demokratët.
“Hapi i parë tani është bashkimi i demokratëve. Duhet të jetë përtej çfarë dolloj kushti. Kërkesa ime është të gjendet zgjidhja nga të dyja palët. Të ketë një grupim që ta çojë PD-në në fitore në zgjedhjet pas 8 muajsh. Të gjejmë një kohezion. Po nuk u bashkuan të gjithë bashkë, po nuk u bëmë një grup i vetëm, harroje që fiton PD-ja” – tha Korreshi.