Ironia e Xhemal Bushatit: Nuk e di a na lë LSI të bashkohemi

13 March 2022, 21:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ironia e Xhemal Bushatit: Nuk e di a na lë LSI të bashkohemi

Ironia e Xhemal Bushatit: Nuk e di a na lë LSI të bashkohemi

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit, Xhemal Bushati, tha se bashkimi i demokratëve do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhë për partinë, ndërsa ka shtuar me doza ironie, por me baza reale, se pengesë për bashkimin mund të bëhet Lëvizja Socialiste për Integrim.

LSI dhe Partia Demokristiane u regjistruan në zgjedhjet e pjesshme vendore si koalicion dhe në listat e tyre futën kandidatët e zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, pasi KQZ nuk e njohu si përfaqësues të Partisë Demokratike.

“Frymën e bashkimit e kam pas kryesore në fushatën time. Kisha përballë Berishën, PDK, LSI, PSD e Tom Doshit e Bashkinë. Duhet strategji. Të hapim PD me të rinjtë, intelektualët. Jam dakord të bashkohemi, po s’e di a na lë LSI të bashkohemi. Nëse PD kthehet parti te vlerave do e shohin edhe shqiptarët se është parti e vlerave. Vetëm kështu ecim përpara”, citohet të ketë thënë Bushati në mbledhjen e kryetarëve të degëve të PD, sipas zyrës së shtypit të selisë blu.

 


Video