Mbi ish-ministrin Arben Ahmetaj dolën prova konkrete duke e implikuar direkt atë mbi aferën e inceneratorëve, por gazetari Sokol Bregu deklaron se deputetin socialist vetëm SPAK nuk e ka objekt hetimi.
Ai tha se nuk është e nevojshme që t’i dënosh politikanët, por në fakt mjafton që tu marrësh paratë e tyre, por ai shtoi se janë dënuar vetëm me shpërdorim detyre.
Bregu: Po të shohim tani në këto momente ka vetëm një emër, Arben Ahmetaj që nuk është fare objekt i SPAK-ut në këto momente. Të gjitha këto nuk më bindin që mund të kemi një hetim. Unë jam partizan se njerëzit që kanë shërbyer në politikën nuk ka nevojë që t’i dënosh rëndë, por tu marrësh paratë që u kanë marrë ndaj shtetit, por ata dënohet vetëm me shpërdorim detyre.
Më pas kanë rihyrë në treg dhe janë më fitimprurësit në këtë vend. Merri paratë dhe problemi është shumë i thjeshtë pastaj.