Kë do ekzekutonte? Drejt Tiranës me veshje kamuflazhi dhe blindshpues për të kryer vrasje, prangoset në Lezhë i riu

9 January 2023, 18:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kë do ekzekutonte? Drejt Tiranës me veshje kamuflazhi dhe blindshpues
Foto ilustruese

Një atentat është parandaluar nga policia e Lezhës.

Burime bëjnë me dije se uniformat blu kanë arrestuar 35-vjeçarin me iniciale A.L., i cili ishte nisur drejt Tiranës për të kryer vrasje.

Mësohet se në momentin e ndalimit, i riu ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çante i janë gjetur arme të mbushura dhe municione të tjera luftarake si blindshpues dhje fishekë. Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë.

Ai është lokalizuar pergjate superstrades Lezhe-Milot, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ende nuk dihet se kush ishte shënjestra e 35-vjeçarit, si dhe ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga Policia.


Video