"Do të vrisja politikanët"/ Zbulohet emri i të arrestuarit deri në "dhëmbë" në Lezhë, i vëllai e nxori "zbuluar"

9 January 2023, 20:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Do të vrisja politikanët"/ Zbulohet emri i të
Armatimi

Antonio Leka, një person nga qyteza e Milotit, i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi në makinën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një arsenal i tërë me armë luftarake.

Snajper, automatikë, plumba blindshpues, pistoleta dhe jelekë antiplumb, janë gjetur në makinën e Antonio Lekës, i cili siç mëson “Ora News” udhëtonte nga zona e Milotit në drejtim të Lezhës.

Po ashtu, ka dalë edhe fotja e armatimit që policia mundi ti kapë, Antonio Lekës.

"Do të vrisja politikanët"/ Zbulohet emri i të

Ka qenë vëllai i Antonios, që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me një jelek anti-plumb.

Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë.

Ai ishte i veshur i gjithë me uniform ushtarake dhe anti-plumb, duke krijuar përshtypjen e personazhit artistik “Rambo”.

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.

“…do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre…” - ka pohuar Leka.

Aktualisht ndaj tij është marrë masa e arrestimit ndërsa në ditët në vijim pritet që të dalë para gjykatës së Lezhës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria.


Video