Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Me debate të forta është zhvilluar mbeldhja në Komsionin e Sigurisë Kombëtare, ku kreu i AMP, Ardi Veliu po prezanton projektbuxhetin 2023. Opozita ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për një ditë tejtër, duke e cilësuar Ardi Veliun si një ‘manipulator’.
Kërkesa e opozitës nuk u pranua nga kryetari i komisionit Nasip Naçon me argumentin se kjo mbledhje parashikohet nga rendi i ditës.
Për këtë arsye opozita braktisi mbledhjen duke u larguar në bllok nga salla. Deputetët Ervin Salianji dhe Flamur Noka ishin ata që kundërshtuan fort seancën, duke thënë se Veliu duhet të përgjigjet për vdekjen e Lear Kurtit.