Prekëse: Viktima dhe autori ishin shokë, në ceremoninë e varrimit familja i fal gjakun e të birit

28 October 2022, 08:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prekëse: Viktima dhe autori ishin shokë, në ceremoninë e
Pamjet prekëse

Familja nga Kosova ka falur gjakun e 30 vjeçarit Adnan Halimi i cili humbi jetën mbrëmjen e së të mërkurës si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Merdarë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy  automjete dhe një biçikletë e për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka humbur jetën.

Në një video të shpërndarë të rrjetet sociale, familja e të ndjerit i ka falur familjes Musa gjakun e të birit pas ceremonisë së varrimit të 30 vjeçarit, i cili u përcoll për në banesën e fundit ditën e djeshme.

Familja Halimi dhe Musa janë fqinje dhe viktima, Adnan Halimi, ka qenë shok me autorin i cili shkaktoi aksidentin.


Video